Rita Ora: Nuk kam kohë për meshkujt

13/02/2013 10:40

Rita Ora është shprehur në një intervistë për tabloidin britanik ‘The Sun’ se nuk ka kohë për meshkujt, por vetëm për shoqen e saj të ngushtë, modelen biseksuale Cara Delevigne.

“Shoqja ime e ngushtë është zyrtarisht e imja! Nuk guxon ta prekë njeri tjetër. E kam hequr nga “tregu”. Jemi si bashkëshorte të njëra-tjetrës. Është gjysma tjetër e imja. Unë ndihem si e martuar”, theksoi këngëtarja shqiptare me origjinë nga Kosova.

Kur u pyet për meshkujt në jetën e saj, Rita Ora foli sërish për shoqen e ngushtë: “Nuk kam kohë për seksin e kundërt aktualisht. Kam kohë vetëm për “gruan” time.”

Dhjetorin e kaluar, Rita Ora u nda nga vëllai i Kim Kardashian, Rob, i cili e akuzoi në Twitter se ajo e kishte tradhëtuar me më shumë se 20 meshkuj.

E pyetur nëse ky mesazh e lëndoi, 23-vjeçarja tha: “Nuk më erdhi keq për atë episod pasi unë nuk mendoj për gjëra që nuk kanë vlerë.”

Top Channel