Kunis: Një pellush dhe qindra trëndafila për Shën Valentin

13/02/2013 16:20

Aktorja Mila Kunis vendosi në një pozitë tepër të vështirë të dashurin e saj, Ashton Kutcher, ndërsa rrëfeu në një transmetim televiziv amerikan dëshirat e saj të ekzagjeruara për dhuratat e Shën Valentinit.

E paraqitur me një veshje sportive në studion e Ellen DeGeneris, një prej prezantuesve më të mëdha amerikane, 29-vjeçarja me origjinë ukrainase tha se nuk ka ndryshuar kurrë preferencat e saj për ditën e shënuar të të gjithë të dashuruarve.

”Vazhdoj të dua një pellush, sa më të madh të jetë i mundshëm dhe sa më shumë trëndafila, me qindra, përse jo mijëra”, deklaroi Kunis, duke zbuluar anën e saj më romantike.

Megjithatë, ndërsa në studio i erdhi si dhuratë një panda me përmasat e një njeriu, Shën Valentini duhet të jetë një stres më vete për të dashurin e saj, 34-vjeçarin Kutcher.

Top Channel