Bruce Willis: Nuk fitohet Oscar me filma aksion

13/02/2013 11:50

Në 30 vite karrierë si aktor, Bruce Willis ka fituar dy Golden Globe dhe dy Emmy, por nuk është nominuar kurrë për një çmim Oscar.

Ja si e shpjegon 57-vjeçari mungesën e çmimit më të madh kinematografik: “Nuk merr dot Oscar se bën për të qeshur njerëzit ose i vret ato në filma. Oscar-in e merr dikush që interpreton një personazh fisnik.”

Gjithashtu, në intervistën për revistën ‘GQ’, protagonisti i sagës ‘Die Hard’ zbuloi se aktrimi bëri që të mos kishte më probleme me artikulimin e fjalëve.

“Më merrej shumë goja, por kur nisa të merresha me disa pjesë teatrale në gjimnaz u përmirësova. Kur mësoja fraza përmendësh nuk e kisha këtë problem”, theksoi Willis.

Top Channel