Rihanna, në vaskë për videoklipin e ri

12/02/2013 16:40

Rihanna ka zgjedhur të duket e ndjeshme për këngën e saj më të re me titull ‘Stay’, ndryshe nga herët e tjera ku videoklipet e saj kanë qenë me kërcime energjike dhe tekstet me pullë të kuqe.

Gjithsesi, ashtu si gjithmonë, videoklipi i ri e sheh këngëtaren nga Barbados të zhveshur. Rihanna shfaqet e futur në vaskë dhe e pikëlluar në këtë baladë që është pjesë e albumit ‘Unapologetic’.

“Kjo video është gjithçka. E thjeshtë, por emocionale”, shkroi ajo në Twitter për videoklipin me regji të Sophie Muller.

‘Stay’ është kënga më e re e Rihanna që pason ‘Diamonds’, një këngë shumë e suksesshme në klasifikimet amerikane.

Top Channel