Vogue: Beyonce, mbretëresha e Botës

11/02/2013 13:55

Beyonce Knowles është përcaktuar si “Mbretëresha B” nga revista ‘Vogue’ që në kopertinën e saj e ka zgjedhur këngëtaren si protagonisten kryesore të numrit të muajit mars.

31-vjeçarja ka qenë padyshim këngëtarja më e lakuar gjatë këtij muaji pasi ishte e përzgjedhura për të performuar në pushimin e ndeshjes së Super Bowl.

Beyonce “vodhi” spektaklin sportiv me një performancë të shkëlqyer që u kulminua kur asaj iu bashkuan në skenë Kelly Rowland dhe Michelle Williams duke rikthyer kështu grupin Destiny’s Child.

31-vjeçarja ishte tejet energjike në impiantin Mercedes-Benz të Nju Orlins, ku u zhvillua finalja e madhe e futbollit amerikan.

Bashkëshortja e Jay-Z këndoi disa nga hitet e saj më të njohura duke entuziasmuar publikun.

Top Channel