Timberlake rikthehet me një hit të ri

11/02/2013 00:00

Qendroi larg skenave muzikore për 6 vite dhe rikthimin vendosi ta bëjë në natën e ndarjes së cmimeve Grammy me këngën e tij të re, “Mirrors”.

Bëhet fjalë për këngëtarin dhe aktorin Justin Timberlake. Gjashtë vite me parë humbi gjurmët në skenën muzikore për t’iu përkushtuar skenave në sheshxhirimet e filmave.

Timberlake ka zgjedhur që këngen e rikthimit ta ketë pak ndryshe, jo për nga rryma muzikore, por për nga gjatësia. Bëhet fjalë për një këngë pak më shumë se tetë minuta, e pazakontë për stilin e tij.

Kënga u prit mirë nga publiku dhe kritika, një premisë e mirë kjo për të mos zhgënjyer fansat. Në ceremoninë Grammy Aëards, Justin Timberlake shoqërohej nga e dashura e tij, Jessica Biel.

Top Channel