Nata e “Grammy” dhe “Bafta”

11/02/2013 00:00

Janë zhvilluar mbrëmjen e datës 10 shkurt, dy prej ceremonive më të rëndësishme të vitit, ajo e ndarjes së çmimeve më prestigjoze të muzikës, të njohura ndryshe si çmimet “Grammy” dhe ajo e “Bafta”-ve, apo çmimeve të Akademisë britanike të Filmit.

Ndër fituesit e trofeve më të rëndësishëm të çmimeve “Grammy” kanë qenë grupi britanik “Mumford&Sons”, të cilët u vlerësuan me dy çmime, përfshirë këtu edhe atë si albumi muzikor i vitit për “Babel”.

Treshja e artistëve të muzikës “indie”, e quajtur ndryshe “Fun”, ka marrë çmimin për artistët e rinj më të mirë. Gjithashtu, kënga e tyre “Ëe are young” u cilësua si kënga më e mirë e vitit.

Fitues të tjerë kanë qenë australianët “Gotye”, që fituan 3 statuja të arta, si dhe Adele, së cilës iu dha trofeu për performancën më të mirë solo. Mbrëmja ka qenë e mbushur me performanca nga më të veçantat e madhështoret, të cilat janë ndjekur nga publiku i ftuar, ku kanë spikatur shumë prej yjeve të muzikës botërore.

Ndërsa në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve “Bafta”, filmi më i ri i James Bond, Skyfall, është cilësuar si filmi më i mirë britanik. Ka qenë kjo, një tjetër mbrëmje e suksesshme për filmin “Argo” të drejtuar nga Ben Afleck, i cili u vlerësua me dy çmime, atë për filmin dhe regjinë më të mirë.

Një tjetër fitues serial ka qenë edhe Daniel Day Lewis, i cili ka marrë një tjetër vlerësim si aktori më i mirë në një rol kryesor për interpretimin e tij në “Lincoln”. Edhe Anne Hatheëay ka marrë çmimin si Aktorja më e mirë, për rolin e Fantines në “Les Miserables”.

Top Channel