Cmimet Grammy, triumfon Gotye

11/02/2013 09:10

Kënga më e mirë e vitit 2012 është shpallur ‘We Are Young’ e grupit Fun në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve Grammy.

Ndërsa produksioni më i mirë është shpallur ‘Somebody That I Used To Know’ e australianit Gotye, i cili fitoi edhe dy çmime të tjera në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve Grammy.

Gotye fitoi edhe çmimin e albumit më të mirë të muzikës alternative dhe performancën më të mirë duo me këngëtaren Kimbra, pikërisht me këngën ‘Somebody That I Used To Know’.

Adele ka shtuar listën e çmimeve të saj Grammy pasi mbrëmjen e së dielës këngëtarja britanike ka marrë çmimin për versionin më të mirë “live” me këngën ‘Set Fire To The Rain’. Ajo mundi konkurrencën e Kelly Clarkson, Carly Rae Jepsen, Katy Perry dhe Rihanna. Kjo fitore pason suksesin e jashtëzakonshëm që Adele arriti në edicionin e kaluar të çmimeve Grammy, ku fitoi plot 6 çmime.

Mumford & Sons morën çmimin e albumit më të mirë të vitit, atij me titull Babel.

Albumi “rock” më i mirë u fitua nga grupi The Black Keys të cilët mundën grupe si Muse dhe Coldplay.

Jay-Z dhe Kanye West fituan nga tre çmime për bashkëpunimin e tyre ‘Watch The Throne’. Reperët fituan çmimin e performancës më të mirë rep, bashkëpunimit më të mirë rep dhe këngës më të mirë rep.

Top Channel