Beyonce: Lindja ime pa dhimbje

11/02/2013 19:15

Që prej 7 janarit 2012, jeta e Beyonce ndryshoi në mënyrë drastike. Kjo pikë kthese, në rrëfimin e këngëtares për “Vogue”, erdhi pas lindjes së vajzës së saj të parë.

Megjithatë, ajo që tërheq më shumë vëmendje në intervistën e 31-vjeçares, është këmbëngulja e saj se arriti të kishte një lindje të thjeshtë, pa ndierë pothuajse fare dhimbje.

“Gjatë lindjes kisha një lidhje shumë të fortë me foshnjen time. Kjo bëri që procesi i lindjes të ishte shumë i thjeshtë dhe pa dhimbje”, deklaroi Beyonce.

“Rreth muajit të tetë zhvillova një ndienjë me të vërtetë shumë të fortë me fëmijën dhe prisja me padurim deri sa të dilte në jetë. Kur kisha kontraktimet e lindjes, përfytyrova fëmijën time duke shtyrë një derë shumë të rëndë dhe kjo më bëri që të harroja dhimbjen që përjetoja”.

Top Channel