Operacioni plastik i tepruar i Lohan

08/02/2013 00:00

Epidemisë së nënshtrimit të operacioneve plastike nuk i ka shpëtuar as Lindsay Lohan. Aktorja edhe pse 26-vjeç ka parë të arsyeshme të “vërë dorë” në look, ndoshta e kushtëzuar nga mënyra e jetësës mes skandaleve dhe jetës së natës që po e plakin para kohe.

Transformimi i Lohan u pa në një ceremoni bamirësie ku ishte e ftuar dhe ndryshimi ishte mjaftueshëm i madh sa për t’u vënë re nga sytë e vëmendshëm të mediave gossip në Shtetet e Bashkuara.

26-vjeçarja i ka besuar sërish botoksit për të “korrigjuar defektet” tek buzët dhe pjesë të tjera të fytyrës. Ky nuk është operacioni i parë i aktores, megjithëse është i pari që bie në sy. Aktorja mendohet që edhe në 2009 ka përdorur botoksin po për buzët.

Top Channel