Ndahet nga jeta ish-futbollisti Zijai

08/02/2013 00:00

Të premten në mëngjes është ndarë nga jeta ish-futbollisti i Flamurtarit, Kombëtares dhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit Alfred Zijai.

Zijai lindi në Vlorë dhe që në fëmijërinë e tij të hershme ushtroi me dashuri të madhe lojën e futbollit në radhët e Flamurtarit duke kontribuar në vitet më historike të bregdetarëve të sukseshëm.

Zijai për nivelin e lartë të treguar në fushën e lojës zhvilloi disa takime të rëndësishme edhe me ekipin Kombëtar me kuadër të Eliminatorëve të Kampionatit Europian e Botëror.

Pas largimit nga fusha e blertë, Alfredi nuk i ndërpreu asnjëherë lidhjet me futbollin. Gjatë këtyre tre viteve të fundit ai ishte anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Homazhet për emrin e madh të futbollit vlonjat do të organizohen ditën e shtunë në Pallatin e Sportit në Vlorë.

Top Channel