Vdes këngëtari i “Ein, Zwei, Polizei”

07/02/2013 12:50

Fabio Fritelli, këngëtari i grupit Mo-Do, i famshëm për hitin e viteve ’90 “Ein, Zwei, Polizei”, është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Udine të Italisë.

Fritelli, me baba italian dhe nënë austriake, dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij. Motivet e gjestit të tij janë ende të paqarta.

Trupi i pajetë i 47-vjeçarit është gjetur nga agjentët e policisë italiane, të lajmëruar nga një mik i këngëtarit i cili nuk po e kontaktonte dot prej disa ditësh.

Përveç këngës që u kthye në fenomenin e verës së vitit 1994, Frittelli kishte prodhuar edhe “Super Gut” dhe “Gema Tanzen”. Prej kohësh ai bashkëpunonte në menaxhimin e lokaleve të natës në Itali.

Top Channel