Shën Valentin “i nxehtë”

07/02/2013 17:50

Me mbërritjen e Shën Valentinit, ditës së të dashuruarve, shitjet e veshjeve intime shënojnë bumin e tyre sezonal.

E vendosur për të kapitalizuar sa më shumë këtë moment të përshtatshëm, “Victoria’s Secret” hodhi ne treg setin e ri të veshjeve provokuese, të reklamuara nëpërmjet linjave të mrekullueshme të supermodeleve Candice Swanepoel dhe Lily Aldridge.

Të dyja vajzat, afrikanojugorja Candice dhe kolegia e saj amerikane, u dukën të kënaqura që të shndërroheshin në ikona të ditës së të dashuruarve, edhe pse vetëm Aldridge, e martuar dhe nënë e një vajze, ka një arsye për ta festuar.

Së fundmi, Swanapoel pati deklaruar se prej pak kohësh është rikthyer beqare dhe se dëshiron të përqendrohet disa kohë tek karriera e saj.

Top Channel