Fonde? Sillni projektet

07/02/2013 00:00

Presidenti i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim thotë se dalja
nga kriza kërkon reforma të thella në disa fusha duke filluar nga
sistemi gjyqësor, administrata tatimore si dhe e drejta e pronësisë.

Në një intervistë për Top Channel, kreu i BERZH deklaron se rigjallërimi ekonomik do të jetë i ngadaltë dhe se rritja ekonomike do të mbetet e ulët të paktën edhe për dy vitet e ardhshme. Në lidhje me financimet e këtij institucioni për Shqipërinë zoti Chakabarti thotë se ato do të varen nga projektet dhe progresi i vendit në përmirësimin e klimës së biznesit.
 
Top Channel: Zoti president 2012 ishte nje vit i vështire për Eurozonën dhe rajonit e Ballkanit në veçanti. Cilat janë pritshmerite tuaja për këtë vit?

S.Chakrabarti: Ajo qe une pres eshte nje rigjallerim i ngadalte. Mendoj se 2012 ishte shume shume i veshtire. Disa nga vendet e rajonit ndermoren vendime te veshtira, sidomos ne anen e konsolidimit fiskal. Tani gjate ketij viti duhen me shume reforma strukturore, më shumë permiresim ne klimen e biznesit që të rikthejme investimet ne rajon. Mendoj se do te kemi nje permiresim te ngadalte ne ecurine e ekonomise, gjate 2013 dhe pastaj me mire ne 2014.  

Top Channel: Ne nentor te vitit te kaluar se bashku me presidentit e Bankes Boterore dhe ate te Bankes Europiane te Investimeve ju njoftuat nje pakete financimesh prej 30 miliarde eurosh per rajonin tone ne dy vitet e ardhshme. Cfare po ndodh me kete plan?

S.Chakrabarti: Qellimi i planit eshte qe te rigjallerojme rritjen ekonomike. Nese ju kujtohet ne fazen e pare te krizes, detyra kryesore ishte te siguroheshim qe bankat nuk do te falimentonin, qe ato te kishin likuiditetin e mjaftueshem per te mbijetuar. Tani çeshtja eshte rritja ekonomike. Te mundesojme qe likuiditeti te rrjedhe nga bankat nderkombetare apo vendase ne ekonomine reale. Paketa prej 30 miliarde euro qe kemi anoncuar per rajonin ka pikerisht kete qellim. Por per te arritur kete nuk eshte thjesht çeshtje parash. Paraja nuk blen gjithcka. Ajo per te cilen kemi nevoje jane reformat

Top Channel: Dhe per cfare reformash e keni fjalen konkretisht?

S.Chakrabarti: Ne shume vende behet fjale per administraten tatimore dhe ate doganore. Po keshtu themelore jane reformat ne gjyqesor dhe ne disa vende si Shqiperia edhe reformat ne pronesine e tokes qe do ta bejne me te lehte per investitoret e huaj te investojne ketu.

Top Channel: A ka ndonje formule apo kriter te paracaktuara se si do te ndahet kjo pakete financiare mes vendeve te rajonit?

S.Chakrabarti: Jo. Ne operojme me shume ne sektorin privat. Ajo qe kerkojme jane kerkesat per projekte nga biznesi apo partneret e mundshem. Keshtu qe ne nuk vendosim kriteret te rrepta kushtezuese nga vendet. Nga paketa totale prej 30 miliarde euro, BERZH do te jape 4.5 miliarde euro ne dy vitet e ardhshme, por masa qe do te perfitojne vendet e caktuara varet nga kerkesat dhe projektet qe ato do te kene, pra bieznet ekzistuese apo te reja.

Top Channel: Ju flisni per reforma. Nje nga dobesite me te medha te Shqiperise sipas institucioneve nderkombetare jane financat e saj publike dhe niveli i larte i borxhit publik.

S.Chakrabarti: Per mendimin tim niveli i pershtatshem i borxhit publik duhet te vendoset vete nga secili vend. Nuk ka ndonje rregull te percaktuar, qe eshte i pershtatshem per te gjithe vendet. Keshtu qe Shqiperia duhet te vendose se cili rregull i financave publike eshte me i mire per te. Aktualisht qeveria juaj e ndjen se nuk ka shume hapësire fiskale dhe prandaj po na kerkon ne dhe donatoreve te tjere qe te perqendrohemi ne zhvillimin e sektorin privat, jo ate publik. Pra qellimi eshte qe te perfshijme sektorin privat ne projekte dhe kjo eshte ajo qe ne do te bejme.

Top Channel: A mund te presim nje rritje te ndjeshme te ndihmes financiare nga BERZH per dy vitet e ardhshme?

S.Chakrabarti: Ne tre vitet e fundit financimet tona per Shqiperine jane rritur me ritme te larta, per tre vitet se bashku jane investuar nga banka jone rreth 240 milione euro. Ne 2012 shifra ishte 70 milione euro. Skenari baze eshte qe kete vit te arrijme ne 80 ose 90 milione euro. Keto jane vetem financimet te BERZH pa perfshire ato te, Bankes Europiane te Investimeve dhe Bankes Boterore. Por flukset e ndihmes do te varen shume nga ajo qe citova me siper, kerkesa per projekte. Dhe kjo eshte e lidhur ngushte me nje faktor tjeter, klimen e biznesit. E theksoj serish kjo kerkon qe klima e biznesit ne Shqiperi te jete me e mire.

Top Channel