Bruce Willis kritikon filmin e tij të ri

07/02/2013 16:15

Në një intervistë për BBC, Bruce Willis u shpreh shumë i pakënaqur me titullin filmit të pestë të sagës ‘Die Hard’. Aktori i famshëm i filmave aksion mendon se titulli ‘A Good Day To Die Hard’ (Dita e përshtatshme për të vdekur) është krejtësisht pa kuptim.

57-vjeçari iu përgjigj të gjitha pyetjeve shumë shkurt ose duke ngritur supet, por në momentin që gazetari nisi të lavdëronte filmin, Willis ndërhyri: “Të të bëj një pyetje? Si ju duket titulli i filmit? E kuptoni?”

Gazetari pranoi që ishte një titull i çuditshëm, ndërsa aktori vazhdoi: “Nuk e kuptoj për vete. Një ditë e përshtatshme për të vdekur?! Është njësoj sikur të themi: hamë drekë, bëjmë një shëtitje dhe shkojmë të vdesim…”

Në forumin e BBC-së, ndjekësit e kësaj interviste shkruajtën se Bruce Willis u tregua injorant me sjelljen e tij snobuese ndaj gazetarit.

“Dukej që e kishte me përtesë intervistën, por nuk e kuptoj pse e ka pranuar ftesën. U soll si idiot”, shkruan një person.

Top Channel