1 mln euro për makinën e “Mister Bean”

07/02/2013 16:25

Kompania e siguracioneve e aktorit britanik Rowan Atkinson, i njohur gjerësisht për interpretimin e personazhit komik të “Mister Bean”, u detyrua të paguante shumën rekord të 910 000 stërlinave (1.06 mln euro), për riparimin e një makine garash të shkatërruar prej 58-vjeçarit.

Ndërsa në seritë e “Mister Bean”, Atkinson drejton një makinë të vjetër dhe të dalë jashtë mode, një “Mini 1000” të vitit 1969, në jetën reale ai është një apasionuar pas makinave të luksit si “McLaren F1”.

Megjithatë, ashtu si në film, aftësitë e Atkinson në drejtimin e makinave sportive lënë për të dëshiruar dhe në vitin 2011, për shkak të një rruge të rrëshqitshme, aktori u përplas me një pemë me shpejtesi te larte.

Aksidenti i kushtoi Mr. Bean disa plagë të lehta, por makina u shkatërrua pothuajse tërësisht.

Ne foto, “McLaren F1” i demtuar i Rowan Atkinson, aktorit te “Mister Bean”

Pas aksidentit, 58-vjeçari dërgoi makinën e blerë për 640 mijë stërlina, por me vlerë aktuale tregu prej 3,5 milionë paundësh, në një fabrikë të specializuar të McLaren në Uoking, i njëjti vend ku prodhohet edhe makina e Formulës 1.

Pas një viti e gjysmë pune, inxhinjerët arritën të rindërtonin makinën e Atkinson, por në bazë të një kontrate, fatura për të gjithë punën e bërë prej 910 mijë paundësh i dërgohet një kompanie sigurimesh.


Ne foto: Rowan Atkinson me makinen “ikone” te serialeve te “Mister Bean”

Ky është riparimi më i kushtueshëm në histori në Britaninë e Madhe dhe një prej më të kushtueshmëve në të gjithë botën.

Atkinson llogaritet të ketë një pasuri totale prej 71 milionë stërlinash, rreth 80 milionë euro.

”McLaren F1”, një makinë e rrallë, prej të cilës u prodhuan vetëm 106 ekzemplarë, është në gjendje që të arrijë shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë në vetëm 3,2 sekonda.

Top Channel