Rita Ora zhvendos turin në Londër

06/02/2013 14:40

Turi ‘Radioactive’ i këngëtares Rita Ora në Britaninë e Madhe ka lënë Mançesterin për tu zhvendosur në Londër.

Shqiptarja me origjinë nga Kosova u ngjit në skenën e Shepherds Bush Empire të martën në mbrëmje për një nga dy koncertet në kryeqytetin anglez, në një event ku të gjitha biletat ishin shitur.

Si gjithmonë, 22-vjeçarja tërhoqi vëmendjen jo vetëm me vokalin, por edhe me veshjet e saj ekstravagante.

Top Channel