Në një intervistë për revistën ‘Redbook’, këngëtarja Pink është shprehur se gjithmonë e ka parë veten si mashkull në raportin që ka me bukurinë.

“Nuk e shoh si femrat e tjera bukurinë. Unë ndihem e bukur me pantallona lëkure, ndihem e bukur kur burri im tërhiqet prej meje ose kur vajza ime më përqafon me gëzim. Bukuria në vetvete nuk ka qenë kurrë qëllimi im”, theksoi këngëtarja e famshme.

Pink shtoi se të qënit e lumtur është qëllimi i saj në jetë: “Dua të jem e gëzuar, e shëndetshme dhe e dobishme. Në këtë moment unë jam e tillë.”

Pink shpalos edhe pikat e saj të forta: “Një vajzë si unë nuk fiton dot me pamjen e jashtme dhe e pranoj këtë gjë pa problem. E di që pikat e mia të forta janë puna, talenti, humori dhe zemërgjerësia.”

Top Channel