Bruce Willis vlerëson aktorët britanikë

06/02/2013 10:40

Dëgjojmë shpesh se epoka e artë e filmave aksion të Hollivudit ka kaluar. Në vitet ’80 dhe ’90 Arnold Schwarzenegger, Sylvester Stallone dhe Bruce Willis thyenin rekorde të njëpasnjëshëm në box-office me filmat e tyre.

Këto tre aktorë të famshëm vazhdojnë ende të interpretojnë: Schwarzenegger u rikthye me filmin ‘The Last Stand’, Stallone me ‘Bullet To The Head’ dhe Willis rikthehet si John McClane në pjesën e pestë të filmit ‘Die Hard’.

Fakti që kjo treshe vazhdon të luajë rolin e “të fortit” në Hollivud ka bërë që ekspertët të dalin në përfundimin se yjet e rinj të filmave aksion mungojnë në panoramën kinematografike.

Por Bruce Willis mendon ndryshe: “Unë mendoj se ka aktorë të mirë që do na zëvendësojnë. Jason Statham është njëri prej tyre. Ai është shumë i zoti.”

Protagonisti i ‘Die Hard’ vlerësoi edhe një tjetër aktor britanik: “Daniel Craig i ka dhënë një nuancë tjetër zhanrit aksion dhe më pëlqen. Më ka bërë që të shoh sërish filma të James Bond.”

Top Channel