De Niro “muroset” në Hollivud

05/02/2013 00:00

Robert De Niro është ylli i fundit që bëhet pjesë e traditës
hollivudiane, duke lënë gjurmët e duarve dhe këmbëve të tij në
bulevardin e famshëm përpara Teatrit Kinez.

De Niro, një njujorkez i vërtetë, u tha të pranishëmve: “Faleminderit për këtë vlerësim dhe që më bëtë të ndihem në shtëpi edhe këtu”.

Aktori 69-vjeçar la kështu gjurmët e tij pas Brad Pitt, Johnny Depp dhe Jennifer Aniston. De Niro është emëruar gjithashtu për çmimin Oscar për aktorin më të mirë mbështetës në filmin “Silver Lining Playbook”.

Duke folur për qytetin e tij të lindjes në ceremoni, ai tha: “Unë jam një njujorkez. Kam lindur në Nju Jork, jetoj atje, atje po rris fëmijët e mi dhe atje i kam dhënë jetë një festivali. Është shtëpia ime. Por, edhe Hollivudi është një shtëpi gjithashtu”.

“Thonë se kushdo që është i përfshirë në industrinë e filmave ka tre shtëpi, shtëpinë ku jeton, shtëpinë ku jeton gruaja e tij e parë dhe Hollivudin”, u shpreh më tej ylli i kinemasë.

Top Channel