Arrestohen pesë persona, prodhonin lekë false

05/02/2013 00:00

Policia e Tiranës ka sekuestruar mbrëmjen e së hënës një punishte, e
cila përdorej për prodhimin e kartëmonedhave të falsifikuara.

Si pasojë e kësaj, janë arrestuar pesë persona, të cilët kishin ngritur fabrikën e parave në afërsi të Aeroportit të Rinasit. Personat e arrestuar janë: Ermal Kurti, 23 vjeç, Ervis Ziri, Emanuel Ziri, Klodian Ziri, Fatjon Ziri, përkatësisht 18, 17, 18 dhe 26 vjeç.

Ndërsa Ervis Vulka është shpallur person në kërkim prej policisë, pasi dyshohet që të jetë bashkëpunëtor. Burimet nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se zbulimi i punishtes, e ndërtuar në një kompani bastesh, është zbuluar pas hetimeve të nisura muaj më parë.

Nga hetimet e deritashme është konkluduar se personat e lartpërmendur kanë hedhur në tregun e valutës miliona lekë të dyshuara si të falsifikuara. Është sekuestruar godina ku prodhoheshin paratë e falsifikuara, si dhe dy pajisje që shërbenin për prodhimin e kartëmonedhave 1000 mijë lekëshe.

Top Channel