Ndikimi i familjes mbretërore britanike në modë

04/02/2013 18:10

Familja Mbretërore Angleze ka patur gjatë shekujve një ndikim mbi modën duke prezantuar madhështi, hijeshi, pasuri dhe forcë.

E klasifikuar me epoka sipas emrit të mbretëreshës qe ka qenë në fron, secila prej tyre pas 1558-s ka lënë një trashëgimi të cilës edhe sot i referohen stlistet për t’i risjellë në pasarela.
 
Epoka Elizabetiane / (1558-1603)

Ajo u bë Mbretëreshë gjatë kohës kur Spanja, asokohe një nga vendet më të pasura në botë  po kërcënontë Anglinë me luftë për “Botën e Re”.  

Konsiderohet si “Epoka e Artë” në librat e historisë. Veshjet e garderobës së Mbretëreshës Elizabeta patën një ndikim spanjoll.

Ajo e bëri botën ti kushtojë vëmendje Anglisë për artin dhe kulturën që më parë dominoheshin nga Spanja dhe Italia.

Epoka Viktoriane / (1848-1901)

Nëse Elizabeta vendosi bazat për diversitet, Mbretëresha Viktoria tregoi se Anglia nuk e kishte frikë  progresin.

Gjatë epokës Viktoriane veshjet u bënë shumë femërore. Ajo zgjidhte te vishte fustane qe theksonin silueten dhe fundshpinën. Veshjet e saj ishin një frymëzim edhe për shtëpitë e para të mëdha të modës.

Epoka e dytë Elizetiane (1952-vazhdim)

Është e vështirë të flasësh për ndikimin në modë që ka patur mbretëresha Elisabeta pa përmendur kapelet e saj. Kapelat qe zevendësuan kurorën. Gjatë mbretërimit ka veshur më shumë se 5 000 kapele. Stilistët mendojnë se ajo ka qenë frymëzim për stilin e kapeleve të Jackie Kennedy-t.

Princesha Diana
Ajo frymëzoi tendenca që vazhdojnë të preferohen edhe sot. Prinesha e Uellsit tregoi stilin e saj individual elegant dhe klas. Me zgjedhjet e saj personale nga xhinset tek fustanet me ngjyra që jo gjithmonë respektonin protokollin ajo e çoi botën e modës në mijëvjeçarin e ri.

Dukesha e Kembrixhit – Catherine Middleton

Stili në veshjet e saj është një përzierje e bukur e siluetës klasike dhe bashkëkohore që thekson besimin dhe forcën. Gjithcka që ajo vesh kthehet në best-seller. Risolli në kohë kapelen e Mbretëreshës Elisabeta e II- te. Në vitin 2012 rrugët e Londrës u shndërruan në një pasarelë gjigande të kapeleve dhe stilit të saj të të veshurit.

Top Channel