Dakota Fanning, nudo për filmin e ri

04/02/2013 14:15

Aktorja e re Dakota Fanning do të interpretojë një skenë tërësisht nudo për herë të parë në karrierën e saj kinematografike.18-vjeçarja është zhveshur për filmin ‘Very Good Girls’ dhe ka theksuar se ky ishte një hap i rëndësishëm për të.

“Nuk kisha xhiruar kurrë më parë nudo. Jam 18 vjeç dhe kjo gjë është pjesë e punës sonë”, deklaroi Fanning.

Aktorja e re ka pasur mbështetjen e veteraneve Demi Moore dhe Elle Barkin, të cilat gjithashtu janë në kastin e këtij filmi dhe më parë kanë xhiruar disa skena të tilla në karrierën shumëvjeçare.

Demi Moore ka treguar trupin në filmin ‘Striptease’, ndërsa Ellen Barkin është zhveshur krejtësisht në filmin ‘Sea Of Love’ të vitit 1989.

Top Channel