Beyonce shkëlqen në Super Bowl

04/02/2013 10:10

Në pushim të Super Bowl-it ishte këngëtarja Beyonce ajo që “vodhi” spektaklin sportiv me një performancë të shkëlqyer që u kulminua kur asaj iu bashkuan në skenë Kelly Rowland dhe Michelle Williams duke rikthyer kështu grupin Destiny’s Child.

31-vjeçarja Beyonce ishte tejet energjike në impiantin Mercedes-Benz të Nju Orlins, ku u zhvillua finalja e madhe e futbollit amerikan.

Bashkëshortja e Jay-Z këndoi disa nga hitet e saj më të njohura duke entuziasmuar publikun.

Top Channel