Pop star-ja japoneze qethet zero

02/02/2013 18:50

Në Evropë mund të mos bëjë përshtypje, por në Japoni po. Bëhet fjalë për një fenomen të përhapur në masë, grupe muzikore të përbërë vetëm nga vajza rreth të njëzetave, që veprojnë në bazë të rregullave të caktuara.

Njëra prej tyre i shkeli dhe tani po vuan pasojat. Ajo është Minami Minegishi, e cila ka kaluar një natë seksi me të dashurin e saj, kur rregullat e grupit parashikojnë që asnjë prej vajzave nuk duhet të kryejë marrëdhënie.

Për të ndrequr gabimin, Minami, një vajzë simpatike, ka qethur thuajse në zero flokët e saj dhe ka postuar një video në Youtube, që është klikuar 10 milionë herë.

Top Channel