Tracy Morgan, baba për herë të katërt

01/02/2013 17:10

E fejuara e komedianit Tracy Morgan po pret një fëmijë. 44-vjeçari, i cili ka tre djem të rritur nga martesa e tij e mëparshme 23-vjeçare, u shpreh shumë i lumtur.

“Jam në qiellin e shtatë. Dua që gjithçka të shkojë mirë për Meganin dhe fëmijën”, theksoi Morgan për ‘People’.

Morgan shpreson se më në fund do të ketë një vajzë: “Kam tre djem dhe dua një ndryshim tani.”

44-vjeçari ka pasur shumë probleme shëndetësore vitet e fundit, përfshirë diabet dhe problem me veshkat.

Top Channel