Shën Valentin perfekt me Bar Rafaelin

01/02/2013 17:05

Me Shën Valentinin që po afron, Bar Rafaeli shndërrohet në një stimul të fortë për t’i dhuruar partneres veshje intime.

Modelja izraelite figuroi në fushatën e fundit publicitare për veshjet intime të “Passionata”-s, kompanisë që u kujdes që linja e re e të brendshmeve të përkonte me këtë sezon të vitit, kur ato janë shumë në modë si dhuratë.

Përveç reklamimit të kësaj linje, spoti i ri i 27-vjeçares nxirrte edhe një herë në pah linjat e shkëlqyera dhe të shumëadmiruara të Barit, e cila së fundmi është rikthyer beqare, pas ndarjes me snoubordistin Shaun White.

Top Channel