Bota e kinemasë në zi/ Ndahet nga jeta në moshën 35-vjeçare aktorja e njohur e filmave horror, “Samara”
Nicole Kidman ka zbuluar se ka provuar vetëm një herë botoksin në mënyrë që të dukej më e re, por rezultati nuk i ka pëlqyer dhe nuk do e provojë kurrë më.
Aktorja e famshme theksoi për gazetën italiane ‘La Repubblica’ se aktualisht është krejtësisht natyrale: “Nuk kam bërë ndërhyrje kirurgjikale. Kam provuar botoksin, por nuk më pëlqeu fakti që nuk e lëvizja dot më fytyrën. Tani jam origjinale.”
“Kujdesem shumë për veten. Nuk pi as duhan. Unë nuk gjykoj personat që bëjnë ndërhyrje kirurgjikale estetike, por besoj se më e mira është kujdesi për veten dhe stërvitja për të qenë në formë”, deklaroi aktorja australiane.
Top Channel