Cruz dhe Bardem presin fëmijën e dytë

01/02/2013 21:55

Penelope Cruz po pret fëmijën e dytë me bashkëshortin e saj Javier Bardem.

Cifti i aktorëve spanjollë kanë një djalë 2-vjeçar me emrin Leonardo dhe sipas ‘The New York Post’ do të bëhen sërish prindër.

Cruz dhe Bardem kanë nisur romancën e tyre në vitin 2007 pasi ishin së bashku në kastin e filmit ‘Vicky Cristina Barcelona’.

Aktorët më të famshëm të Spanjës janë takuar për herë të parë para 20 vitesh në komedinë spanjolle ‘Jamon Jamon’.

Top Channel