Ekspozita “Onufri 2012”, shpallet fituesi

31/01/2013 23:55

Artistja Alketa Ramaj, e cila është paraqitur me një fotografi me ngjyra dhe një skulpturë në gips në ekspozitën “Onufri 2012”, është shpallur nga juria, si fituese e këtij edicioni të konkursit artistik mbarëkombëtar.

Sipas jurisë, qasja konceptuale e autores përfaqëson më së miri tematikën e këtij viti.

Ekspozita është titulluar nga kuratori italian, Daniele Capra, “Ndoshta të ëndërrosh” dhe ka në fokus gjendjen, në të cilën ndodhen sot artistët bashkëkohorë shqiptarë, në një vend, ku ky lloj arti ende vazhdon të shihet me një farë skepticizmi.

8 artistët pjesëmarrës janë përzgjedhur pikërisht për pasqyrimin e këtij koncepti, i cili i vendos ata me punët e tyre ndërmjet realitetit dhe nevojës për ndryshim, të cilin ata e arrijnë nëpërmjet veprave të tyre.

Top Channel