Tiranë, grabitje në mes të qytetit

29/01/2013 00:00

Një grua është grabitur mbrëmjen e së hënës në mes të Tiranës, teksa
priste autobusin. Ngjarja ka ndodhur në qendër të kryeqytetit, pranë
Bankës së Shqipërisë, në prani të shumë njerëzve, duke shkaktuar panik
mes tyre.

Mësohet se gruaja ishte duke pritur autobusin kur dy të rinj me motor i kanë tërhequr me forcë çantën që mbante në duar dhe janë larguar me shpejtësi.

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe nisi hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të grabitjes.

Top Channel