Komisioni i Ligjeve ka miratuar të hënën dekretin e presidentit të
vendit, Bujar Nishani për emërimin e Artan Brocit, si anëtar i Gjykatës
së Lartë. Vendimi është marrë vetëm me votat e mazhorancës, pasi opozita
nuk ka qenë e pranishme në mbledhjen e sotme.

Artan Broci u dekretua nga kreu i shtetit pas mbarimit të mandatit të anëtarit Fatos Lulo, i cili më pas u emërua si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Broci ka qenë gjyqtar në Gjykatën e Apelit, Tiranë dhe vitin e fundit ishte zgjedhur si anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Top Channel