Rihanna, foto të reja për fansat e saj

28/01/2013 10:00

Ditët e saj janë të mbushura me xhirime videoklipesh, performancash në skenë ose postime fotosh në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për këngëtaren Rihanna, e cila të hënën vazhdoi me “avazin” e saj të fotove sensuale të shpërndara për publikun e gjerë.

Imazhi më i fundit tregon 24-vjeçaren nudo, të mbledhur me një peshqir për të fshehur pjesët që më parë i ka bërë publike për fansat e saj.

Fotografia është realizuar nga fotografi i famshëm i modës, Mert Alas, i cili ka specialitet fotot-portret.

Rihanna postoi më pas edhe një foto tjetër ku plani i parë ishte për buzët e saj.

Javën e ardhshme, këngëtarja do të nisë turin e saj botëror me titull “Diamonds”.

Top Channel