Meta: 12 deputetë në zgjedhje

27/01/2013 13:40

LSI pretendon 12 deputete ne zgjedhjet e 23 qershorit.

Nga Pogradeci, ku u zhvillua takimi i radhes me simpatizantë te kesaj
force politike, kryetari llir Meta tha se do t’i permbahet marreveshjes
qeverisese me PD, ndersa per koalicionin zgjedhor, Meta deklaroi se ky
do te jete vendim kolegjial i konventes, por cilido te jete ai vendim,
shtoi ai, LSI do te trefishoje mandatet duke e argumentuar kete me
perfaqesimin e saj ne te gjithe piramiden e administrimit te zgjedhjeve.

”Ne kemi bërë një marrëveshje dhe do t’i qëndrojmë asaj, pasi në politikë qëndrueshmëria vlëerësohet më shumë se çdo gjë dhe kjo është ajo që kërkon vendi. Pesha e LSI do të jetë disa herë më e madhe në Parlamentin e ardhshëm. Kjo nuk është mirë vetëm për LSI-në, por për vendin, pasi do të rëndojë më shumë pesha e arsyes dhe logjikës në Parlament e qeverisje, do të merret më shumë përgjegjësi për të ardhmen e vendit”, deklaroi Meta.

Top Channel