Berisha: Referendum për tre ligjet

27/01/2013 15:30

Ndërsa klima politike në vend është dominuar nga debati elektoral, kryeministri Sali Berisha i është rikthyer tre ligjeve që kërkojne shumicë të cilesuar që për shkak të mosmarreveshjeve politike prej disa muajsh kane mbetur te bllokuar në Parlament.

Kreu i mazhorances thote se tashme eshte kthyer ne vendim mbajtja e referendumit per tre ligjet qe kerkohen per marrjen e statusit te vendit kandidat. Dhe kete ai ka zgjedhur ta komunikoje ne profilin e tij ne FB ku kerkon mendim per vendimin per referendumin.

“ Te dashur miq!
Sot po ju drejtohem per te kerkuar mendimin tuaj per nje vendim jetik per cdonjerin prej nesh, femijet tane, te sotmen dhe te ardhmen tone europiane.  Ky vendim eshte miratimi me REFERENDUM i tre ligjeve qe kerkohen per marrjen e statusit te vendit kandidat per anetare te BE nga Shqiperia“, shkruan kryeministri.

Berisha akuzon kundeshtaret politike si bllokues te integrimit. Ai e cileson si rastin unik ne historine e integrimit europian te vendeve ish-komuniste, ku sipas tij “asnje klike e permbysyra apo pinjollet e tyre nuk kane bllokuar ne Parlament ligjet dhe reformat e kerkuara, pa asnje shkak ligjor apo argument llogjik por thjesht per interesa personale, siç ka bllokuar z.Edi Rama votimin e tre ligjeve ne Parlamentin tone”, thote Berisha.

Por, permes procesit te integrimit, Berisha sheh edhe perfitime te tjera. Ai thote se Shqiperia do te marre qindra e qindra e qindra milione euro investime direkte nga Komisioni Europian dhe sektori privat i BE, por jo vetem kaq.

Sipas tij, edhe dhjetera mijera vende te reja pune per te papunet tane, mijera e mijera bursa dhe te drejta studimi ne vendet antare te BE per te rinjte tane.

Qe keto deklarata te mos cilesohen nje gjetje e re e PD per fushate elektorale apo propozimi per referendum nje debat per te terhequr vemendjen nga ceshtjet e dites, berisha i paraprin duke sqaruar perse nisma lancohet tani.

Ai thote se tre ligjeve duhet ti japin zgjidhje shqiptaret pasi sipas tij Edi Rama do t’i rikthehet bojkotit ashtu siç beri ne 2009 thote ai, duke nenkuptuar me kete nje rezultat si ai i zgjedhjeve te shkuara.  

“Pas zgjedhjeve te qershorit 2013, eshte tashme e sigurte se z.Rama per mbijetese politike do perserise Ramen e vjeshtes 2009. Prandaj mendoj se per statusin e vendit kandidat duhet te flasin me voten e tyre ne nje referendum qytetaret shqiptare”.

Kjo nuk eshte hera e pare qe berisha e perdor refendumin ne mungese te konsensusit parlamentar.

Pak muaj me pare gjithashtu per nje tjeter ligj qe kerkonte shumice te cilesuar, ai per heqjen e imunitetit per zyrtaret e larte kreu i qeverise premtoi se do ta çonte ne referendum gjate shtatorit te 2012, por nisma qe hasi kundeshtine e  forte te juristeve nuk u realizua.

Por kete here qe kreu i qeverise lancon kete vendim ne FB, ne mos e pamundur duket edhe me e larget, pasi ai i referohet mbajtjes se tij pas zgjedhjeve per shkak tepengeses ligjore per mbajtje  referendumesh perpara proceseve zgjedhore.

Top Channel