Tiranë, rrëzohet pema

26/01/2013 00:50

Rrëzimi i një peme, në mbrëmjen e së premtes, pranë Agjencisë
Telegrafike Shqiptare, ka krijuar probleme në qarkullimin e mjeteve në
Tiranë.

Fatmirësisht, në momentin e rrëzimit të saj nuk u dëmtua asnjë kalimtar apo mjet.

U deshën disa orë, që ky segment i unazës të bëhej i kalueshëm, ndërsa bllokimin e saj e vuajtën shumë drejtues mjetesh.

Top Channel