Leonardo Di Caprio do të marrë “pushime” nga filmat. Ylli i Hollivudit ka pranuar se është i rraskapitur pas xhirimit të tre filmave radhazi ku interpreton protagonistin kryesor dhe ka ndërmend të largohet për pak kohë nga puna.

38-vjeçari tha për gazetën gjermane ‘Bild’: “Jam i lodhur sepse kam xhiruar tre filma në dy vitet e fundit dhe më duhet pak pushim.”

Aktori ka planifikuar që kohën e lirë që do të ketë, ta shpenzojë me pasionin e tij: shpëtimin e mjedisit.

“Do doja të përmirësoja paksa botën. Do të udhëtoj anembanë planetit duke bërë të mira për ambientin. Unë e kam të mbushur çatinë me panele solare, makinën e kam elektrike…”, theksoi Di Caprio.

Top Channel