Meta: Të kapim trenin e BE-së

20/01/2013 15:40

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka marrë pjesë në një takim me  anëtarë dhe simpatizantë të LSI-së në Sarandë me rastin e 8-vjetorit të krijimit të LSI-së në këtë qytet.

Në fjalën e tij, lideri i LSI-së deklaroi se LSI është një forcë e së ardhmes dhe është e vendosur që energjitë e saj t’ia përkushtojë të ardhmes.

Sipas tij, për shkak të energjive të shpenzuara duke u marrë me të kaluarën Shqipëria ka humbur shumë në drejtim të avancimit të procesit të integrimit europian.

”LSI është një forcë e së ardhmes dhe është e vendosur që energjitë e saj t’ia përkushtojë të ardhmes për shumë arsye, por qoftë edhe për një arsye të vetme, pasi kemi humbur kaq shumë kohë duke u marrë me të shkuarën dhe me debatet rreth saj dhe ndërkohë që koha ka kaluar dhe energjitë janë shpenzuar në drejtim të gabuar, Shqipëria ka humbur shumë ‘trena’ drejt Europës. i bej thirrje edhe nje here te gjitha partive politike që të bashkëpunojnë per realizimin e tre akteve qe presin ne parlament prej kohesh”, tha Meta.

Në fund kryetari i Levisjes Socialiste per Integrim theksoi kontributin dhe frymen e bashkepunimit qe po tregon LSI, duke evituar konfliktet. Një vlerë e cila i duhet lënë si kulturë të gjithëve për të ardhmen.

 

Top Channel