“Skyfall” shfaqet i censuruar në Kinë

19/01/2013 00:00

“Skyfall” do të zbarkojë më 21 janar në kinematë kineze, me një vonesë
prej të paktën 2 mujore dhe me skena të shumta të censuruara.

Filmi i fundit i sagës së James Bond fillimisht duhet të ishte shfaqur në nëntor, por autoritetet kineze kërkuan shtyrjen për t’u dhënë më shumë hapësirë filmave të kinematografisë vendase.

“Kjo na ka dhënë mundësinë dhe kohën për të harmonizuar filmin sipas kërkesave të çensurës kineze”, kanë deklaruar autoritetet.

“Skyfall” është vlerësuar si filmi më i mirë me agjentin sekret më të famshëm në botë, që këtu luhet nga Daniel Craig, si dhe ka rezultuar filmi me arkëtimet më të mëdha në Britani dhe SHBA.

Kënga me të njëjtin titull, e performuar nga Adele, fitoi çmimin e kolonës zanore më të mirë në ceremoninë e Golden Globes.

Top Channel