Kritika shfaqjes, vlerësime Johansson

19/01/2013 00:00

Kritika nuk ka mbetur e impresionuar nga shfaqja teatrale në Broadway e
“Macja në çatinë e nxehtë”, por nga interpretimi i Scarlett Johansson
po.

Kritika e ka vlerësuar aktoren për “praninë e saj imponuese” në rolin e Maggie, në kryeveprën që mban firmën e Tennessee Williams.

“Ylli dhe anëtarët e tjerë të kastit janë të gjithë në mëshirën e Rob Ashford, një regjisor pa vizion”, ka shkruar David Rooney në “The Hollywood Reporter”.

Ndërsa Ben Brantley i “New York Times” e ka cilësuar pjesën si një shfaqje, ku sipas tij, aktorët po vdisnin nga mungesa e oksigjenit.

Megjithatë, Brantley e ka vlerësuar maksimalisht Johanson si “aktoren e skenës, e pajisur me një inteligjencë aventuriere”.

“Ajo ka pa dyshim një ndjenjë të fortë të asaj që dëshiron të bëjë dhe bindjen për të vazhduar deri në fund”, ka shkruar gazetari i “NYT”.

Top Channel