E dashura biseksuale braktis Johnny Depp

19/01/2013 00:00

Amber Heard, (ish) e dashura e Johnny Depp e dyzuar në prirjet e saj seksuale (bi), braktisi aktorin dhe u arratis me modelen franceze, Marie de Villepin, vajza e ish-kryeministrit francez, Dominique de Villepin.

Miq të aktorit, të cituar nga mediat gossip në Shtetet e Bashkuara thonë se Johnny u ndje keq që u braktis në një moment kur po diskutonte edhe krijimin e një familje me aktoren 26-vjeçare biseksuale.

“Johnny është i dashuruar pas saj. Ata dukeshin shumë të lumtur bashkë, madje kishin nisur planet për martesë dhe fëmijë. Por Amber e braktisi atë”, citojnë një burim pranë aktorit revistat gossip në Hollywood.

         Marie de Villepin (majtas), Amber Heard (në mes) dhe Johnny Depp (djathtas)

Nga Franca nuk ka asnjë lajm të mirë për Depp. Amber është parë e lumtur në rrugët e Parisit me partneren e saj Marie, edhe kjo 26 vjeç. Ato janë njohur në tetor nga një mikeshë e përbashkët, artistja Tasya Van Ree.

Depp u njoh me aktoren amerikane gjatë xhirimeve të filmit “The Rum Diary”. Qershorin e vitit të kaluar, ai u nda nga Vanessa Paradis, nënë e dy fëmijëve të tij, pas 14 viteve martesë.

Top Channel