Polemikat e “Grace of Monaco”

17/01/2013 01:30

Ka shkaktuar polemika, ende pa dalë, filmi “Grace of Monaco”, që i dedikohet jetës së aktores Grace Kelly, interpretuar nga Nikole Kidman. Historia, që apasionoi miliona njerëz pas divës së Hollywood-it, që më pas u bë princeshë e Monaco-s.

Fëmijët e saj, princi Alberti II dhe princeshat Caroline e Stephanie, në një komunikatë i janë kundërvënë këtij prodhimi kinematografik, duke thënë se s’ka të bëjë aspak me biografinë e Kelly-t, se ka pasaktësi historike dhe se është një seri skenash të sajuara.

Familja Gramildi shton se ata, jo vetëm nuk janë aspak pjesë e këtij projekti, që merr përsipër t’u dedikohet prindërve të tyre, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga produksioni, kur kanë kërkuar disa ndryshime në skenar.

Filmi ka filluar të xhirohet në shtator mes Menton, Principatës së Monaco-s dhe Parisit. Subjekti i tij është periudha, kur Grace Kelly lë karrierën e saj si aktore dhe martohet me Princin Ranieri.

“Grace of Monaco”, me regji të Olivier Dahan, mendohet të shfaqet në sallat e kinemasë në vitin 2014.

Top Channel