Kim Kardashian tregon gjoksin për revistën arabe

17/01/2013 21:45

Kim Kardashian nuk njeh kufij. Ylli i “reality-show” ka treguar format e saj edhe për një revistë arabe, ku ka pozuar më e veshur se kurrë më parë, por në një nga pozat ka treguar shumë nga trupi i saj.

32-vjeçarja shkroi në Twitter mbi këtë sesion fotografik se ishte e nderuar që revista ‘Hia’ përzgjodhi pikërisht atë.

“Hia është revista kryesore për femra në Arabi dhe unë jam e nderuar që jam pjesë e kopertinës së saj. Ky set fotosh ishte shumë më ndryshe nga ato që kam bërë më parë”, shkroi Kardashian.

Top Channel