Gjykata e Lartë Peruane do të kërkojë ekstradimin e ish-ministrit të Jashtëm, Augusto Blacker Miller, nga Shqipëria, bazuar mbi parimin e reciprocitetit, megjithëse mes dy vendeve nuk ekziston një marrëveshje ekstradimi.

Përmes një komunikate, kjo gjykatë shpjegoi se për ish-ministrin fuxhimorist ekziston një urdhër arresti në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, të nxjerrë nga Gjykata e Lartë Peruane, përditësimi i të cilit është bërë 8 nëntorin e vitit të kaluar.

Vendimi juridik u mor pasi Bleker Miller ruan statusin e “të dënuarit rebel”, i cili ka shpërfillur drejtësinë në procesin që vazhdon, për përfshirjen në “autopucin” e Alberto Fuxhimorit, në vitin 1992.

Top Channel