Partia Demokratike sulmoi sërish të hënën liderin e opozitës Edi Rama, për mungesën e reagimit ndaj akuzave që selia blu ka bërë në adresë të bashkëshortes së tij për pallatin e ngritur mbi një lulishte, si edhe për Kosta Barjabën, i ndaluar ditë më parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, mashtroi shqiptarët kur një javë më parë deklaroi se do të pezullojë Kosta Barjabën nga funskionet e tij nga Partia Socialiste.

Në të vërtetë, po i rikujtojmë kryetarit Edi Rama, xhestin e Kosta Barjabës, vjedhjes dhe arrestimin e tij në Nordstrom të Palo Altos, të cilin e quajti thjesht një xhest të papranueshëm si cënim të pronës private, në shumën prej 238 dollarë.

Ndërkohë z. Rama heshti dje për pallatin e bashkëshortes së tij të ndërtuar në lulishten në sheshin midis pallateve me firmën dhe vulën e tij nga znj. Lindita Basha, investim ky prej rreth 2 milionë eurosh nga dy familjarë, njëri pensionist dhe tjetri i vetëpunësuar.

Z. Rama nuk ka dhënë asnjë shpjegim për personin që ka marrë apo ka dhënë 100 milionë lekë, të deklaruara nga znj. Basha në ILDKP, për të cilat nuk thuhet asnjë fjalë, burimi tyre, tatimi i tyre apo lëvizja në llogari bankare.

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, hesht dhe nuk flet, pasi ai nuk del dot nga kthetrat e korrupsionit ku është zhytur.

Ai  nuk mund të shkëputet nga Barjaba, jo vetëm se e shoqja ka ndarë shuma marramendëse me të, por sepse Kosta Barjaba mund të denoncojë para drejtësisë amerikane Kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama për pallatin në pajë të Lindita Bashës, firmat e tij të paligjshme dhe burimet e financimit të këtij pallati që me shumë gjasë janë larje parash nga z. Rama.

z. Rama nuk pezullon dot Kosta Barjabën sepse ai di shumë për kredinë pa injteres prej 100 milionë lekë të Lindita Bashës dhe origjinën e tyre, prandaj edhe ai njofton të gjithë audiencën socialiste që do të regjistrojë në akademinë politike socialiste deri më datë 20 Janar, se do të kenë për lector krahas Servet Pëllumbit, Luan Omarit, Alfred Moisiut, Taulant Ballës dhe xhepistin e tij Kosta Barjaba”, deklaroi zëdhënësja e PD, Laura Vorpsi.

Top Channel