Kënga e re e Justin Timberlake

14/01/2013 09:50

Justin Timberlake ka publikuar këngën e tij të parë që nga viti 2006 duke shënuar në këtë mënyrë rikthimin në muzikë pas disa vitesh në industrinë kinematografike.

Këngëtari iu kthye origjinës, siç tha ai, ditën e dielë me këngën ‘Suit and Tie’, një bashkëpunim me producentin Timbaland.

Në një letër të hapur drejtuar fansave të tij, 30-vjeçari shpjegoi se kjo këngë do të jetë pjesë e albumit të tij të ardhshëm me titull “The 20/20 Experience” që do të dalë në treg në fund të këtij viti.

“Qershorin e vitit të kaluar nisa punën për të rifilluar aventurën time të re në muzikë. Hyra në studio pa ide fikse dhe thjesht nisa të punoja me tinguj. Ia kalova shumë mirë sepse krijova pa rregulla dhe pa qëllime në kokë”, shkroi Justin Timberlake.

Top Channel