“Golden Globes”, Ben Affleck triumfon si regjisor

14/01/2013 09:30

Të dielën u zhvillua ceremonia e ndarjes së çmimeve “Golden Globes” dhe surpriza ishte “Argo”, thrilleri me regji të Ben Affleck që u cilësua si filmi më i mirë.

Aktori Ben Affleck tërhoqi çmimin dhe në fjalimin e tij ai kishte fjalë vetëm për bashkëshorten Jennifer Garner.

“Dua të falenderoj gruan time sepse ajo është arsyeja që unë jam sot këtu. Të adhuroj dhe të dua shumë. Je gjithçka për mua”, tha Affleck, i cili nuk është nominuar si aktori më i mirë për çmimet Oscar, ndërsa “Golden Globe” për këtë kategori i shkoi aktorit Daniel Day-Lewis, për interpretimin në filmin “Lincoln”.

“Golden Globes” janë çmimet e dyta më të rëndësishme në kinematografi pas atyre Oscar, por filmi “Argo” shihet si një nga filmat me më pak shanse për të fituar më 24 shkurt pasi rrallë herë ka ndodhur që një film të fitojë çmimin Oscar pa pasur në nominim regjisorin.

Ja të gjtha çmimet “Golden Globes” për vitin 2012:

Filmi më i mirë dramë: Argo
Aktori më i mirë, dramë: Daniel Day-Leëis, Lincoln
Aktorja më e mirë: Jessica Chastain, Zero Dark Thirty
Muzikali më i mirë: Les Miserables
Aktori më i mirë, muzikal: Hugh Jackman, “Les Miserables”
Regjisori më i mirë: Ben Affleck, “Argo”
Cmimi i karrierës: Jodie Foster
Aktorja më e mirë, komedi: Lena Dunham, Girls
Filmi më i mirë i animuar: Brave
Aktorja më e mirë, dramë televizive: Claire Danes, Homeland
Filmi më i mirë i huaj: Amour, from Austria
Aktori më i mirë, komedi: Don Cheadle, House of Lies
Skenari më i mirë: Quentin Tarantino, Django Unchained
Aktorja joprotagoniste më e mirë: Anne Hathaway, Les Miserables
Aktori joprotagonist më i mirë në seriale TV: Ed Harris, Game Change
Aktorja më e mirë, komedi: Jennifer Lawrence, Silver Linings Playbook
Aktori më i mirë, seriale: Kevin Costner, Hatfields & McCoys
Kolona zanore më e mirë: Skyfall (Adele), Skyfall
Seriali më i mirë televiziv: Homeland
Muzikal, komedi: Girls
Aktori më i mirë TV: Damian Lewis, Homeland
Aktorja më e mirë, miniseriale ose filma televizivë: Julianne Moore, Game Change
Miniseriali ose filmi televiziv më i mirë: Game Change
Aktori më i mirë joprotagonist: Christoph Waltz, Django Unchained

Top Channel