Imami: 2012, suksesi i reformave

13/01/2013 19:50

Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, deklaroi se viti 2012 ishte shumë i rëndësishëm për të vulosur suksesin e reformave në forcat e armatosura, që i kanë transformuar radikalisht ato. Z. Imami tha se viti i kaluar shënoi edhe përfundimin me sukses, të programit të asgjësimit të municioneve të tepërta.

“Viti 2012 ishte shumë i rëndësishëm për të vulosur suksesin e reformave 20-vjeçare, në fakt, të forcave tona të armatosura. Reforma, që kanë transformuar radikalisht ushtrinë shqiptare, duke i dhënë vendit, në 100-vjetorin e themelimit të shtetit, atë ushtri perëndimore, për të cilën aspiruan etërit themelues të këtij shteti. Bazuar në numrin e popullsisë, vendi ynë renditet midis 10 vendeve të para në NATO, për nga kontributi që jep, duke shënuar një rritje të ndjeshme në krahasim me vitet e shkuara”, tha Arben Imami, ministër i Mbrojtjes.

“Arritja themelore përgjatë vitit 2012, ishte përfundimi me sukses i procesit të asgjesimit të municioneve të tepërta, në poligone të hapura, duke mbyllur kështu pjesën më të vështirë të këtij procesi, i cili mbartte vështirësi e rreziqe, si për jetën e personelit të angazhuar, ashtu edhe rreziqe të karakterit ambiental”, u shpreh Imami.

Top Channel