Jessie J ka sulmuar në mënyrë indirekte këngëtaren Rihanna për fotot nudo dhe duke pirë hashash që poston në rrjetet sociale.

Këngëtarja britanike theksoi se janë shtuar shumë “profilet acaruese të Instagram-it”.

“Më kanë ardhur në majë të hundës… Mbase edhe unë duhet të zhvishem, të dal në foto duke pirë hashash dhe ta postoj më pas në Instagram? Apo jo…”, shkroi Jessie J në Twitter.

Fansat e saj e mbështetën, por vetë Jessie J shtoi se nuk e ka me askënd në veçanti: “Statusi im në Twitter nuk ishte drejtuar për asnjë person të veçantë sepse ka më shumë se një person që poston foto të tilla.”

Për të sqaruar më tej se nuk e kishte me Rihanna, Jessie J shkroi sërish: “Dua të them se ka shumë meshkuj dhe femra që po dalin lakuriq dhe po promovojnë hashashin kohët e fundit. Është bërë e modës dhe mendoj se është e ekzagjeruar.”
 

Top Channel