Prokuroria e kryeqytetit u ka dërguar të gjitha bankave në vend,
agjensive teë transfertave të parave, Zyrës së Regjistrimit të
Pasurive,Tatim Taksave dhe Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor
një urdhër për inventarizimin e të gjitha aseteve dhe llogarive për 125
emrat e dërguar nga Autoritetet e Drejtësisë në Egjipt, e të miratuar
nga gjykata shiptare, për t’ju nënshtruar hetimit pasuror në Shqipëri.

Behet fjale per familjen dhe rrethin e njerezve me te ngushte te ish-presidentit te Egjiptit Hosni Mubarak, i akuzuar per korrupsion ne vendin e tij. Nje burim i Prokurorise u shpreh per Top Channel se se bashku me kete vendim te organit te hetimit eshte derguar edhe kerkesa e miratuar nga Gjykata Penale, qe ben fjale per nje ngrirje te menjehershme te ketyre pasurive ne rast se konsatatohet nje gje e tille.

Së bashku me kerkesen eshte derguar edhe nje liste emrash te cilet pritet te verifikohen nese kane apo jo pasuri ne vendin tone ku sigurisht ne vendin e pare qendron emri i ish-presidentit egjiptian Hosni Mubarak i ndjekur menjehere nga bashkeshortja Suzan Saleh Sabet, si dhe femijet.

Nderkohe qe pas trungut familjar te ish-presidentit egjiptian vijnë emrat e Kryeministrit, ish-ministrit te Financave, ish-ministrit te Brendshem, ish-ministri i Tregtise dhe Industrisë dhe personave te bashkelidhur me ta.

Prokuroria pohon se ende nuk ka nje pergjigje per shkak te listes se gjate te emrave te derguara nga Gjykata e Kajros me objekt sekuestrimin e pasurive ne rast se evidentohen ne Shqiperi prona te luajtshme te tyre, te paluajtshme, te drejta pasurore, te drejta pronesie, aksione, obligacione te ndryshme apo depozita bankare.

Gjykata shqiptare shprehet se ish presidenti Mubarak ne bashkepunim me nje sere funksionaresh te larte dyshohet te kete abuzuar me fondet publike ne vendin e tij.Ne vecanti thote gjykata shqiptare referuar leterporosise egjiptiane ish-presidenti Mubarak dyshohet te kete abuzuar me pasurite e naftes dhe te gazit.

Top Channel